Senatori Lucio Malan: Keni qëndruar për 12 javë dhe jeni heronj!


Unë besoj se jo vetëm të gjithë shqiptarët duhet t’ju jenë mirënjohës juve që jeni këtu, por të gjithë europianët. Sepse ju po luftoni për lirinë, për lirinë e gjithëkujt, lirinë e Shqipërisë, lirinë e familjeve tuaja dhe gjithë Europës. Më shumë

Deputeti Zsolt Nemeth: Ne do të qëndrojmë dhe do t’ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme


Unë ju sjell sot këtu mesazhin e popullit hungarez, mesazhin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe të qeverisë hungareze dhe dua t’ju them që sot jam me ju, sot jemi me ju të dashur shqiptarë. Ju keni miq në Europë, nuk jeni të vetëm në këtë përpjekje. Dua t’ju uroj për qëndresën tuaj 76 ditore. Kjo vërteton më së miri se ju keni arritur në agimin e ri, Shqipëria ka arritur në një ditë të re.
Dhe është e njëjta luftë, që ne e kemi pasur të përbashkët. Ne kemi luftuar kundër turqve me Skënderbeun, me Janosh Huniadin, heroin tonë kombëtar në Hungari dhe ashtu siç kemi luftuar komunizmin, me Viktor Orban dhe Sali Berishën. Nuk ka qenë një luftë e thjeshtë por fitorja ka qenë e jashtëzakonshme.
Por ta fillojmë nga e para, çfarë është më e keqja në komunizëm? Çfarë e pason komunizmin?
Lufta juaj sot është me post-komunizmin. Korrupsioni i ndërkombëtarëve është sot e keqja më e madhe e post-komunizmit. Ndërhyrja e të huajve është një lloj korrupsioni politik në Europën Lindore.
Ne nuk duam të shohim në Europë një narko-shtet. Ne do të qëndrojmë dhe do t’ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam i bindur se do ta fitoni këtë betejë sepse e shkuara e jonë është e përbashkët, por edhe e ardhmja jonë është e përbashkët, në BE. Ne kemi një të ardhme europiane të përbashkët. Unë uroj që Zoti të bekojë Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, deklaroi Zsolt Nemeth.
Zsolt Nemeth është Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Hungarisë.

Edona Staka: Të guxosh do të thotë të mos të kesh frikë të sfidosh sistemin

Do kisha dash tju them mos ikni dhe me ju dhënë 1 milionë arsye mos me ik, por unë nuk i kam as 100, kam vetëm 5 të mijat modeste pse kam zgjedh unë mos me ik. Nuk dua të iki sepse kam lindur ne vitin 1991, ndaj jam konceptuar të jem e lirë. Nuk e kam ndërmënd të lë bishën komuniste të më kalojë para syve. S’kam ndërmënd të lë prindrit e mi të jetojnë komunizmin për herë të dytë në 2017. Kam një za dhe mendim dhe kam bindjen se i duhem vendit tim. Mos ikni por guxoni dhe të guxosh dmth të mos të kesh frikë të sfidosh sistemin.

Megi Ndregjoni: Ne do të krijojnë themelet e vlerave dhe moralit në Shqipëri


Është pikërisht detyrë e brezit të ri dhe studentëve me mentalitet të ri, që të krijojnë themelet e vlerave dhe moralit në Shqipëri ashtu si ka ndodhur në vendet perëndimore. Të rinjtë kanë arritur në konkluzionin se në një vend ku politika varfëron qytetarët, për t’u blerë dhe mohuar më pas edhe të drejtën për të zgjedhur, zgjidhja mund të vijë vetëm nga bashkimi i zërave dhe qëndresa.
Megi Ndregjoni është studente e ekselencës

Publicisti Çelo Hoxha: Komunizmi është shkalla më e lartë e korrupsionit

Korrupsioni nuk është vetëm rryshfeti, por kontrolli i pushtetit nga krimi dhe bandat. E tillë ishte për historianin dhe periudha komuniste 45 vjeçare e Shqipërisë. Komunizmi është shkalla më e lartë e korrupsionit të një shoqërie, sepse një bandë kriminale merr në dorë pushtetin dhe merr peng institucionet e vendit dhe e njëjta gjë po ndodh edhe sot.

Alketa Agolli: Kjo qeveri do mbahet mënd për varfërinë

Unë jam Alketa, nëna e tre fëmijëve. Sot nënat shqipëtare dhe nënat e Vlorës e kanë harruar ditëlindjen e fëmijëve të tyre për shkak kësaj varfërie dhe për shkak këtij mjerimi. Çdo qeveri mbahet mënd për ndryshimin e diçkaje, dhe kjo qeveri do kujtohet vetëm qeveria e vrfërimit të shqipëtarëve, qeveria e skamjes dhe e urisë që po përjetojnë shqipëtarët si kurrë në jetën e tyre.

Shkrimtari Zija Çela: Zgjedhjet e lira në demokraci janë si shkronja A


Qytetarët sot janë ngritur për të kërkuar minimunim e nevojshëm për të qënë të tillë. Ekuacioni është i thjeshtë. Zgjedhjet e lira në demokraci janë si shkronja A. Pa Alfa-n nismëtare, i tërë alfabeti politik mund të bëhet çorbë. Kjo e bën çështjen tuaj jo vetëm të drejtë, por edhe shumë të rëndësishme. Por ne, përsëri jemi duke humbur, dhe duke humbur rëndshëm. Po humbasim nderin e përkatësisë kombëtare dhe moralin e qytetarisë me damkën e rekordit europian të drogës. Gjithë ky kapital i krimit do të përdoret patjetër nga të kriminalizuarit.

Deputeti anglez Daniel Hannan: Vlera më të madhe të Shqipërisë eshte tek kurajo e qytetarëve të saj


Prindërit tuaj luftuan për pavarësi dhe liri kundër pushtuesve të ardhur nga lindja apo perëndimi. Ata u munduan dhe luftuan për rrëzimin e një prej diktaturave më të rënda që ka ekzistuar në tokën e Europës moderne. Dhe tani është detyrë e brezit tuaj për të larguar edhe mbetjet e fundit të mendësisë komuniste. Nuk ka forcë më të madhe në politikë se sa ëndrra për liri.
Daniel Hannan eshte Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë, si dhe eurodeputet i Parlamentit Europian per Partine Konservatore Britanike.

Load more